Skip to content

Nga Shqipëria në Gjermani, enkas për të “marrë hakun”

    Viktima kishte vrarë në vitin 2011 një familjar të dy të akuzuarve. Pas vuajtjes së dënimit, ai nga frika e hakmarrjes kishte ikur së bashku me familjen në Gjermani ku ishte strehuar si azilkërkues. Por gjakmarrja e ndoqi edhe atje…

    Sipas ekspertizës distanca në mes të armës dhe të vrarit ka qenë më e vogël se një metër. Me fjalë tjera, shqiptari 46 vjeçar është ekzekutuar nga afërsia e drejtpërdrejtë në Visselhövede nga bashkatdhetari i tij 24 vjeçar i cili po gjykohet në Gjykatën e Landit në Werden. Dy plumba vdekjeprurës e kanë qëlluar viktimën në kokë, shkruan nord24.de.

    Ndërsa drejt tij në ditën kritike, sipas akuzës, më 9 janar 2017 ishin shkrepur gjithsej 9 plumba, transmeton albinfo.ch. Dorasi kishte qenë në një motoçikletë të cilën po e ngiste një familjar i tij 23 vjeçar, i cili është po ashtu i akuzuar në këtë proces.

    Viktima kishte vrarë në vitin 2011 një familjar të dy të akuzuarve. Pas vuajtjes së dënimit, ai nga frika e hakmarrjes kishte ikur së bashku me familjen në Gjermani ku ishte strehuar si azilkërkues.

    Ditën e kobshme ishte duke ecur rrugës kur pranë tij ishte ndaluar një motoçikletë, transmeton albinfo.ch. Personi që ishte ulur pas ngasësit të motorit i ishte drejtuar dhe e kishte qëlluar 46 vjeçarin me armë.

    Ai ka udhëtuar nga Shqipëria me qëllimin për të kryer gjakmarrjen, është e bindur pala akuzues. Por deri tash nuk ka qenë e mundur të identifikohen gjurmë që do ta dëshmonin synimin dhe krimin e tij.