14.5 C
Tirana

Nga Saimir Mane tek Tom Doshi, njihuni me 10 personat më të pasur në vend për vitin 2018

Date:

Share:

Revista prestigjioze Forbes ka renditur 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri përsa i përket posedimit të vlerës pasurore neto.
Emrat e përmendur më poshtë kanë kryesuar prej vitesh tregun shqiptar në fusha të ndryshme potenciale të vendit dhe njihen si oligarkët më të pasur në vend.

Në këtë listë bëjnë pjesë biznesmenë, deputetë dhe sipërmarrës të disa prej firmave më të njohura në Shqipëri.

Metoda e anketimit u fokusua në dy komponentë kryesorë; fitim i realizuar dhe kapitali. Revista vë në dukje se bizneset që nuk deklarojnë fitimin e tyre janë të pozicionuar më poshtë në listë. Ky është viti i tretë që bëhet ky studim.

Kjo është lista e dhjetë njerëzve më të pasur në Shqipëri për dy vitet e mëparshme, sipas Forbes.

1.Lista e 10 më të pasurve të vendit kryesohet nga Samir Mane, presidenti dhe pronari i Grupit Balfin një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Shërbimet Ndërtimi i zonave tregtare dhe industriale, industria minerare, investimet në bujqësi dhe turizëm. Me qendër në Tiranë.

2.President i Grupit Kastrati, Shefqet Kastrati renditet i dyti në listë. Shërbimet e ofruara tregtimi dhe ruajtja e naftës, financimi, shërbime fluturimi privat. Me qendër në Durrës.

3.Vasil Naçi është CEO dhe president i AGNA Group. Shërbimet importi dhe shpërndarja e pijeve, ushqimit, kujdesit shtëpiak dhe personal, duhani, reklamat në natyrë, akademi lidershipi, agjenci reklamash, zhvillimi i pronës, energjia hidrike. Me qendër në Tiranë, por kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.


4.Behar Cukaj është pronar i Bolv Oil. Shërbimet shitja me shumicë dhe transporti i lëndëve djegëse. Kompania e ka qendrën në Kashar, Tiranë.


5.Deputeti Tom Doshi është një nga anëtarët më të pasur të Parlamentit Shqiptar dhe administrator i disa kompanive.6.Rrok Gjoka është pronar i kompanisë “Gjoka Construction”. Shërbimet ndërtimi industrial dhe civil, infrastruktura e transportit. Me qendër në Tiranë.


7.Grigor Joti është pronar i kompanive InveG dhe JotiInfosoft Group Sh.p.k, por ka zgjeruar aktivitetin e tij dhe në fushën e ndërtimit përmes blerjes të një kompanie ndërtuese, Investndërtim Tirana Sh.p.k.

8.Në vend të tetë pozicionohet Idajet Ismailaj, pronar i Albstar Ltd Shërbimet Punime inxhinierike, infrastrukturë transporti, dizajn i punimeve civile dhe industriale. Kompania e qendrën në Patos, Fier.


9.Në listën e 10 personave më të pasur është vetëm një grua. Ajo është Vilma Nushi pronare e Marketingut dhe Shpërndarjes së Sherbime Ltd import, shpërndarje dhe marketing të shëndetit, shtëpisë, bukurisë, ushqimit, pijeve, alkoolit, cigareve, zyrës dhe komunikimit mobil. Me qendër në Vorë dhe Tiranë.

10.Lista mbyllet nga Pëllumb Salillari, pronar i Kompanisë Salillari. Aktiviteti i kompanisë me qendër në Tiranë shtrihet në ndërtim, infrastrukturë transporti, ndërtim industrial dhe civil.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.