Nga plakja e lëkurës e deri tek kanceri. Mjekja tregon rreziqet e këtij produkti që po përdoret shumë nga shqiptarët

E ftuar në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan mjekja Tea Shehu tregoi për publikun me hollësi rreziqet që shkaktohet në organizmin e tonë, si pasojë e konsumimit të lartë të sheqerit.

Prishja e dhëmbëve

“Prishja e dhëmbëve sidomos tek moshat e fëmijëve është shumë prevalente nga konsumimi i lartë i sheqerit. Përveç kësaj është shumë e rëndësishme që fëmijët gjatë vitit të parë të jetës të mos konsumojnë as kripë dhe as sheqer. Sidomos sheqer, pasi modifikon shijet e shumë ushqimeve dhe i ndryshon sjelljen dhe edukatën për ngrënien më pas gjatë gjithë jetës.

Shtimi në peshë dhe obeziteti

“Obeziteti dhe shtimi në peshë janë padyshim dy pasoja sepse kanë indeks të lartë kalorik. Konsumi i tepërt i sheqernave dhe obeziteti është një balancë në organizmin tonë me atë se çfarë marrim dhe atë se çfarë konsumojmë. Nëse ajo se çka marrim është më shumë se sa ajo se çfarë depozitojmë atëherë janë gjithë pasojat jo vetëm estetike, por dhe multiorganore. Patologji kronike të cilat pacienti i ka bashkudhëtarë të jetës së tij nëse nuk i ka parandaluar në kohë.”

Diabeti dhe rezistenca ndaj insulinës

“Sot sipas IDF-së janë 1 në 10 banorë në rruzullin tokësor që vuajnë nga diabeti dhe kjo është një shifër alarmante. Është projektuar që në vitin 2045 të shkojë 1 në 8 që është një shifër galopante e këtyre shifrave. Jemi në kushtet që sot duhet të marrim masa patjetër për ta parandaluar dhe masa është konsumimi sa më i paktë i sheqernave sidomos i atyre të thjeshtave, të cilat rritin shpejt nivelet e insulinës dhe lodhin pankreasin.”

Sëmundje kardiovaskulare

“Sëmundjet kardiovaskulare, të parën këtu përmendim hipertensionin, përveç kësaj mund të flasim dhe për çrregullime të metabolizmit të yndyrave në këtë kategori, të cilat janë faktor i madh risku për sëmundjet kardiovaskulare në vetvete. Kështu që t’i bëjmë të gjitha bashkë, nivel i lartë sheqeri, shtim peshe, hipertension, janë të gjitha komponentët e një sindrome metabolike, që e shumëfishon riskun për patologji kardiovaskulare në organizmin tonë.”

Kanceri

“Kanceri, ka në thelb stresin oksidativ që i bën qelizat të dalin nga kontrolli i shumëfishimit të tyre.”

Plakja e lëkurës

“Gjithë dëmtimi që u bëhet organeve, lëkura është indi më i madh që e shikojmë më shumë. Padyshim që një person i kequshqyer, ka dhe problematika të fenomeneve dhe të degjenerimit qelizor në lëkurë që janë dhe më të dukshme.”

- Advertisement -

Ju dalin jargë herë pas here teksa flini? Ja cfarë thonë ekpertët

Jargavitja është kur pështyma e tepërt del nga goja e një personi dhe ne të gjithë e bëjmë këtë herë pas herë. Por ae...

Nata që vlen “sa një mijë muaj”: Shenjat e Natës së Kadrit, çfarë duhet të bëjmë?

Kur është Nata e Kadrit? Muaji i Ramazanit, eventi më i madh vjetor i besimtarëve myslimanë, ka hyrë në periudhën e tij më të rëndësishme...

Mos e injoroni këtë, çfarë tregojnë për shëndetin tuaj shenjat në këmbë kur hiqni çorapet

Nëse kjo ka ndodhur një ose dy herë, ka mundësi që buza e këpucëve të jetë shumë e ngushtë dhe të shtrëngon këmbën. Megjithatë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.