Nga sot ndryshon ora policore në Shqipëri. Ja masat e tjera që hyjnë në fuqi

941
0

Duke filluar nga dita e sotme ora policore do të shtyhet me 1 orë, pra nga 23:00 do të bëhet 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu nga nesër do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30% duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP.

Prezenca e pjesëmarrësve do të lejohet edhe në teatro, shfaqje artistike, kulturore dhe në konferenca të ndryshme. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.