Nga Italia në Gogolas, shqiptari u kthye të investojë në atdhe:filloj punen ne 4 të mëngjesit dhe e mbaroj në 12 të natës

224
0

Romeo Mile, në vitin 1994 u largua nga Shqipëria me mendimin për tu mos u kthyer më në vendlindje. 

Në moshën 16 vjeçare, Romeo braktis shkollën, për të kapur gomonen që do të çonte të Itali. Rastësia deshi që puna e tij në parë të ishte në bujqësi. Çfarë pa dhe mësoi në serat e rrushit në Itali, vendosi t’i praktikoj ato në fshatin Gogolas të Fierit.

” Ky është prodhimi sivjetshëm, ky është black magic dhe ky viktoria. këtë prodhim do të donte çdo fermer.”

“Gjatë eksperiencës që kemi marrë atje kemi punuar zakonisht me sera në varietete të hershme,. Kemi marrë eksperiencën dhe mënyrën e kultivimit dhe kanë rendimentin më të lartë. Kryesisht kemi viktoria, black magic, kardinal  dhe dy variete para që po i testoj”, tha Male.

Në 5 hektarë sera, Romeo ka mbjellë varietete të ndryshme të rrushit, shumëllojshmëria e kultivarëve e bën atë të jetë fermeri I parë që çel sezonin e eksporteve të  këtij fruti.

“Këtë vit kam filluar në datën 25 maj vjeljen e parë dhe do të vazhdojmë gradualisht sepse vreshtaria e ka që do vjelësh një dorë, pastaj do të vazhdosh herë pas here. Shes deri në nëntor-dhjetor pasi kam varietete të ndryshme”, tha ai.

Hershmëria e pjekjes së rrushit, Romeos i siguron dhe çmimin që  lakmon çdo fermer.

“Momentalisht është 3.30 euro, më pas gradualisht çmimi bie se ka shumë rrush në treg”, tha fermeri.

Pas kësaj fitoreje , mbrapa qëndron mundi i një viti.

” Sfidat janë pa fund filloj punën në 4 të mëngjesit dhe e mbaroj në 12 të natës.”

Sipas 44 vjecarit mbi serat e mbushura me rrush përveç mundit ka dhënë dhe dashuri.

” Nga investimit unë jam i kënaqur, unë e kam pasion këtë punë kur nis një serë të re më duket sikur rris një fëmijë.”

Prej 20 vitesh vreshtari jeton midis Shqipërisë dhe Italisë, ai thotë se tani është momenti i duhur për të lënë përgjithnjë emigrimin dhe për të shtuar sipërfaqen e të mbjellave.