“Ishte një goditje sa divorci..” Gjeti ‘rrezen’ e shpresës tek martesa e dytë, por jo pa sfida! Etleva: Nga do t’ia nis..

331
0

Ndonëse martesa e saj e parë me mblesëri fatkeqësisht nuk funksionoi e përfundoi në divorc, Etleva e gjeti “rrezen” e saj më vonë, që ia bëri jetën më të bukur. Kjo rreze shpresëdhënëse ishte Fatjoni, djali me të cilën ajo u rastis në një nga rrugët e Fierit, e që prej asaj dite u bënë të pandarë. Kjo është gjithmonë çfarë donte Etleva, një dashuri të cilën ajo mund ta zgjidhte vetë.

Sigurisht, kjo dashuri nuk mund të vinte pa sfidat që mund të has një grua e divorcuar me 2 fëmijë nga martesa e parë, në një shoqëri shqiptare. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Etleva rrëfen se për shkak të mentalitetit ajo u zhvendos me Fatjonin, nga Fieri në Durrës. Nga martesa e tyre, erdhën në jetë 2 fëmijët: Zhizeli dhe Anseli.


Etleva: Mirëpo një ditë, midis të këqijave vjen edhe diçka, si i thonë, një rreze. Rastësisht ne jetonim në një qytet me Fatjonin. Rastësisht, rastisëm një ditë në rrugë…

Ardit Gjebrea: Fatjoni është?

Etleva: Fatjoni është bashkëshorti im që kam, aktual.

Ardit Gjebrea: E pe?

Etleva: Normal, e pashë, më pa. Gjë rastësore edhe nuk i kushtova rëndësi edhe vazhdoj në rrugën time. Pastaj fillojmë një njohje duke më shkruar në rrjetet sociale, që unë isha zero dhe kisha një adresë… emrin e djalit se nuk isha shumë e dhënë pas atyre gjërave. Në fillim u stepa sepse Fatjoni djalë beqar, unë një grua e divorcuar. Ndoshta kishte dëgjuar historinë edhe thashë, siç mund të mendojë gjithkush, që ndoshta do të kalojë kohën edhe, unë nuk jam në kushte të tilla.

Ardit Gjebrea: Në cilin qytet, ku u spostuat ju?

Etleva: Ne jetonim akoma në Fier teksa filluam të njiheshim me njëri-tjetrin. Pasi u mor vesh…

Ardit Gjebrea: Lidhja juaj.

Etleva: Se sado-sado, një ditë, dikush shikon edhe fillojnë komentet.

Ardit Gjebrea: Cili ishte paragjykimi? Sepse kam përshtypjen  që është pak më e vështirë për nënat me fëmijë të njohin një mashkull beqar.

Etleva: Këtë nisa të tregoja. Mentaliteti shqiptar, sepse në këtë mentalitet jetoj edhe unë të them të drejtën, por ka qenë shumë, po shumë i ashpër. Njohja e një nëne me fëmijë nuk është kurrë…

Ardit Gjebrea: I kishit kundër?

Etleva: Po po. Jo vetëm familjen, që sot… marrëdhëniet janë rregulluar dhe jemi vërtet ashtu siç duhet të ishim. Sot kemi 2 fëmijë në jetë nga kjo martesë, kemi Zhizelin dhe Anselin. Kemi dy fëmijë të mrekullueshëm. Di të them që ka qenë edhe e vështirë sepse e kemi nisur nga e para, duke mos pasur përkrahjen e askujt, duke pasur vetëm njëri-tjetrin edhe Adin e vogël. Siç thamë në fillim, mentaliteti bëri që ne të shkëputeshim nga ai qytet. Kemi ikur në Durrës. Në 2019-ën jemi transferuar në Durrës. Filluan sakrificat. Shtëpi me qira, Fatjoni punonte vetëm sepse unë teksa isha shtatzënë, në punë nuk punoja dot sepse nuk më merrnin. Që kur më thoshin që “je shtatzënë jo nuk mundemi”, atëherë Fatjoni pasi lindi vajza u detyrua të ikte. I dhanë një mundësi në Zvicër. Punoi pak, 6 muaj. Pastaj, siç dihet, është një shtet që nuk të lejon më shumë pa dokumente, pa diçka tjetër.

Ardit Gjebrea: Edhe u kthye normal?

Etleva: Normal. Atje nuk është se u kthye Ardit. Atje e mbajtën 3 muaj. U penalizua në këtë aspekt, për shkak se kishte kaluar vizën. Kishte shkelur vizën. Dhe aty pastaj, për mua dhe Adin, filluan një sërë vuajtjesh sepse ne ishim pa Fatjonin këto 4 muaj. Në ato momente kam ndjerë një vështirësi shumë të madhe. Të të them një goditje sa divorci bashkë. Sepse kisha Zhizelin e vogël 5 muajsh, kisha Adin e vogël, ishte bërë 12 vjeç, afro 13. Dhe thashë: “nga do t’ia nisim?”.