Nga dita e enjtje në shtëpi, kryeministri britanik lajmëron mbylljen e Britanisë së Madhe deri ne kete date

575
0

Rritja e shumte e rasteve me COVID-19 po shqetëson shtetet e zhvilluara, të cilat kanë nisur të marrin masa duke kthyer vendet e tyre drejt izolimit. Boris Johnson ka lajmëruar britanikët se duke nisur nga dita e enjtje duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Ky është një bllokim i ri sipas mediave angleze, të cilat shkruajnë se Britania po përballet me valën e dytë të koronavirusit.

“Unë thjesht përsëris ato këshilla që më deklarojnë ekspertet shkencorë dhe mjekësorë. Ata besojnë se koronavirusi po njeh rritje në Britaninë e Madhe dhe ndaj duhet të marrim masa shtesë. Ne duhet të vendosim masa tani për tani deri më 2 dhjetor në të gjithë vendin”, tha Johnson në komunikimin e tij për qytaterët britanikë.