Duke nisur nga e shtuna, Air Albania do të nisë fluturimet nga disa destinacione europiane që janë vlerësuar si pikat kryesore për të kryer transportin e udhëtarëve shqiptarë që duan të kthehen në atdhe.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se falë një marrëveshjeje të arritur nga Ministria e Turizmit është rënë dakord që karantinimi i të riatdhesuarve do të kryhet në disa hotele në zonën e Durrësit, por ajo ftoi qytetarët të bëjnë kujdes me procedurën që duhet të ndjekin.
Fluturimet me Air Albania do të nisin me Romën, e sipas Ministres Balluku, mund të shfrytëzohen jo vetëm nga qytetarët shqiptarë, por edhe ata italianë që kanë një leje qëndrimi të vlefshme për të qëndruar e punuar në shtetin fqinj.