Nga artist në pjatalarës në Amerikë, humoristi shkodran Sandër Ruçi tregon sfidat e emigrimit në moshën 52 vjeçare..

306
0

Artisti i madh shkodran Aleksandër (Sandër) Ruçi ishte i ftuar i radhës në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Sandri rrëfeu jetën e tij nga nisja e karrierës si aktor, e deri te emigrimi në Amerikë. Ai tha se ishin bashkëatdhetarët shqiptarë ata që këmbugëlën që ai të shkonte e të jetonte në SHBA pas një turneu që artistët shkodranë zhvilluan atje.

Pjesë nga biseda:

Ruçi: Në 2011 pasi ranë kullat, ne na u bë një ftesë, mua dhe Zylit të shkonim në nderim të viktimave të 11 shtatorit. Ne shkuam dhe na pritën në mënyrë…nuk di çfarë të them. Se ishte dhe koha që nuk shkonin dhe vinin shumë artistë. Malli ishte i madh, na pritën në mënyrë të përsosur. Aty ishte impakti i parë dhe shumë miq e dashamirës më thanë “pse s’vjen”. Ku të vij, i thashë, unë kam shtëpinë, familjen, punën.