Nga 1 qershori hiqet “Green pass” për të hyrë në Itali

103
0

Nga nesër marrin fund kufizimet për ata që udhëtojnë nga jashtë drejt Italisë. Urdhri i ministrit të Shëndetësisë që parashikon hyrjen në Itali të “Green pass” skadon “më 31 maj. Masa që kërkon  certifikatën e vaksinimit të Covid-19 për hyrjen në vendin fqinj nuk do të zgjatet.

Më 15 qershor, detyrimi për të mbajtur maskë duhet të bjerë edhe në shumicën e vendeve ku detyrimi ekziston ende, si në kinema, teatro dhe shfaqje të mbyllura. Detyrimi mund të mbetet ende për transportin dhe spitalet.