“Nga 1 marsi nuk do ketë më autobusë urbanë “/ Vjen paralajmerimi i papritur

762
0

Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas ka paralajmëruar se do të ndërpresë lëvizjen e autobusëve urbanë duke nisur nga data 1 mars në rast se institucionet nuk marrin parasysh kërkesat e tyre, të cilat i kanë përsëritur disa herë.

Në një deklaratë për mediat, shoqata kërkon nga Qeveria heqjen e akcizës 37 lekë për karburantin që ata përdorin, e poashtu kërkojnë rimbursim të TVSH-së dhe rimbursim të shërbimit për personat që e marrin shërbimin e transportit falas.

Qytetarët e Tiranës e kanë paguar biletën e urbanit me 40 lekë prej disa vitesh pasi Bashkia e Tiranës plotësoi kërkesën e tshoqatës për shtrenjtim.

Pavarësisht kësaj, Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas ka kërkuar vazhdimisht rritje të çmimit ose subvencionim të karburantit duke kër cënuar se do të lerë në rrugë qytetarët.

Një aksion të ngjashëm duke “kyçur” autobusët pronatët e tyre e ndërmorën disa muaj më parë, me argumentin se pandemia u kishte shkaktuar kosto të larta dhe ulje të numrit të udhëtarëve, gjë për të cilën kërkuan sërish sunvencionim nga qytetarët.