Nesër shi dhe breshër/ Ja çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

693
0

Për ditën e nesërme vendi ynë sipas parashikimeve te motit, pritet të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të shkurtra me diell dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht atë të qendrës reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër lokal dhe shkarkesa elektrike.

Duke filluar prej orëve të pasdites moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura e reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 3-9m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës intensive dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                             

në zona malore 14 deri 25°C                                                                                                                                               

në zona e ulëta 15 deri 30°C                                                                                                                                                                

në zona bregdetare 19 deri 29°C