Nesër ditë “e ethshme” në PS, Rama do të “shkundë” kabinetin

584
0

Protesta e studentëve ishte shuplaka e fundit, që e shkundi nga përhumbja që e kishte kapur qeverinë, e cila që  pas zgjedhjeve të 2017-s nuk ka prodhuar asnjë reformë serioze. E vetmja gjë që i ka mbetur është të reformojë veten. Gati gjysma e ministrave kanë mbi 5 vite pa lëvizur, çka e ka kthyer këtë në qeverinë e mandateve të gjata dhe punëve të pakta.

Ditën e nesërme socialistët  kanë planifikuar mbledhjen e Kryesisë së tyre , e cila do të jetë një analizë e punës së qeverisë para mbledhjes së Asamblesë.

Rama ka dhënë sinjale se do të bëjë ndryshime, ndërsa duket se ka ardhur koha që ato të jenë shumë të thella. 

Sikurse po flitet mes socialistëve të kupolës, 35 anëtarët e kryesisë së PS do të diskutojnë për situatën e përgjithshme politike, protestat, sidomos ato të studentëve,  por edhe ndryshime të pritshme në qeveri. Dhe me sa duket 2019-ta do ta gjejë vendin me një fomacion të ri qeveritar.