Nëse vjen “fundi i botës”, miliarderët do të strehohen këtu (Foto)

1255
0

Fundi i botës tremb shumë njerëz, por Robert Vicinoi i Vivos Europa e sheh fundin e botës edhe si një biznes.
Në këtë mënyrë kompania nëntokësore e ndërtimit Vivos, ka bërë më shumë sesa një shtëpi për të jetuar në rast të një apokalipsi.

Vivos Europa është një strehë-bunkier në Rothenstein, Gjermani dhe mendohet të jetë më e madhja e ndërtuar dhe më e sigurta në botë. Gjithashtu është një nga më luksozet në botë.



Nëse edhe ju mendoni të jeni pjesë e saj, një vend në këtë bunker është në dispozicion vetëm me ftesë, dhe secilit i duhet të paguajë 5 milionë dollarë për të qenë pjesë e saj.



Blerësit vetëm atëherë mund të kenë dhomat e tyre të zbukuruara dhe të përshtatura sipas preferencave. Kur struktura të jetë e plotë, bunkeri masiv do të vendoset për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore, transmeton Gazeta Express.

I ndërtuar fillimisht nga sovjetikët gjatë Luftës së Ftohtë, i cili u përdor si një fortesë për pajisjet dhe municionet ushtarake, prona e pabesueshme u zbulua vetëm kohët e fundit nga themeluesi i Vivos, CEO Robert Vicino.



Ai tha se mundësia për të blerë një hapësirë në bunkerin Europa po prezantohet ekskluzivisht për miliarderët dhe industrialistët globalë.

”Ne nuk e dimë kur mund të ndodh një apokalips. Për ata që nuk e kanë siguruar një zgjidhje ende, kjo tashmë është tepër vonë,” tha Vicino. “Kjo është e shtrenjtë, por është një investim në jetën tuaj dhe në pasuri të patundshme.”