“Rikthimi i basteve sportive do bëhet me..”, Kryeministri Rama zbulon cfare do te ndodhe: Paratë do shkojnë për..

119
0

Kryeministri Edi Rama  në fjalën e tij gjatë dëgjesës publike për rikthimin e basteve online, ka deklaruar se nëse merret një vendim i tillë do të bëhet vetëm me frymën e kompanive ndërkombëtare me transparencë e ligjshmëri. Sipas kreut të qeverisë, nëse qeveria vendos rikthimin e basteve online, do të caktohen kushte shumë të forta.

Do vendosim kushte shumë të forta do të kërkojmë patjetër që nëse kjo do bëhet do të bëhet më kompani ndërkombëtare. Nuk do të lejojmë për asnjë gjë për transparencë e ligjshmëri. Këto janë të garantuara nga kompani të mëdha ndërkombëtare. Duam ta garantojmë atë lëvizje sportive. Çdo vit të kemi një financim të posaçëm në të gjitha shkollat”, tha Rama. Kreu i qeverisë thekson se nëse hapen bastet online,  paratë do të shkojnë për sportin, kulturën dhe rininë.

Ne kemi sot një pjesë që u la që atëherë të licensuar të kazinove vetëm në hotelet me 5 yje që ka qenë rezultat i nevojës për të stimuluar turizmin e nivelit të lartë, nuk stimulohen të pasurit, por ekonominë se këto hotele sjellin një lloj konsumatori, se ai s’rri në hotel, po del nga aty, shkon të kala e Tiranës, futet në dyqane, blen, merr makinën me qira, është një lloj konsumatori që shpenzon dhe aty kemi një sasi të ardhurash që janë të konsiderueshme,

dhe ministrja i do këto paratë në buxhet të shtetit që pastaj t’i ngelen sportit dhe kulturës, nëse ne do bëjmë këtë, ka vetëm këto të ardhura që ne i llogarisim që të jenë shumëfish më shumë se nga sa ne kontribuojmë çdo vit të shkojnë për sportin, kulturën dhe rininë, por në mënyrë shumë të qartë dhe dedikuar, pjesën e luanit do e marrë sportin”, tha Rama.