“Nëse nesër nuk merrem me muzikë”, çfarë paralajmëroi Flori Mumajesi pasi fitoi Këngën Magjike

692
0

Pas një nate të gjatë e plotë emocione, edicioni i 20-të i “Kënga Magjike” u kurorëzua me fitoren e bindshme të Flori Mumajesit me këngën “Plas”.

Duket se të gjithë konkurentët i kanë dhënë një zëri fitoren Florit, pasi rrëmbeu pikët maksimale për fitoren e këtij spektakli.

“Dedikuar dashurisë e muzikës me ju përkrah, përfshirja juaj në këtë këngë më ka bërë jetën të lumtur si në endërr.

Nëse nesër nuk merrem me muzike, pa marrë parasysh çmimin e parë, nuk më mbetet peng asgjë, se e kam shijuar aq shumë…”- tha Flori pasi mori çmimin e madh.

Pas Florit u rënditën në vendin e dytë Aurela Gaçe dhe Eli Fara, ndërsa vendi i tretë shkoi për Fifin dhe Mc Kreshën.