Skip to content

“Nëse kthehet djali im…”/ Doktori i babait të Hashim Thaçit tregon amanetin e tij të fundit

    Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, do të prehet për herë të fundit në varrezat e reja të fshatit Burojë

    Doktori Adriatik Berisha, i cili është kujdesur deri në momentet e fundit për gjendjen shëndetësore të babait të Hashim Thaçit, Haxhi Thaçit, ka ndarë amanetin e fundit të të ndjerit.

    Sipas Berishës, Haxhi Thaçi ka thënë se Hashim Thaçi duhet të lirohet së bashku me anëtarët e tjerë të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

    “E kam dëgjuar duke thënë, nëse djali im kthehet, vetëm s’ka çka kthehet, por dhe të tjerët ish-krerët e UÇK-së”, tha Berisha.