Skip to content

Nëse keni Euro duhet ta lexoni patjetër, ja cfarë pritet javët në vijim..

    Ekspertët: Para kriminale nga jashtë po ndikon në tregun shqiptar dhe kursin e euros

    Ekspertët e ekonomisë dhe financave theksojnë se një nga faktorët kryesorë që ndikon në qarkullimin e parasë dhe perceptimin e qytetarëve për tregun është hyrja e parave kriminale nga jashtë vendit. Sipas tyre, këto para lidhen kryesisht me trafik droge dhe korrupsion dhe nuk maten lehtësisht, por ndihen drejtpërdrejt në ekonomi.

    Sipas ekspertëve, shqiptarët e përfshirë në aktivitete kriminale jashtë vendit kanë tendencën që fitimet t’i sjellin në Shqipëri, duke ndikuar si pozitivisht ashtu edhe negativisht në ekonomi, veçanërisht në tregun e valutës dhe në kursin e këmbimit.

    Sa i përket luhatjeve të euros, këshilla për qytetarët dhe bizneset është të shmangin vendimet e nxituara. Ekspertët sugjerojnë që euro të blihet vetëm kur ka nevojë reale për përdorim afatshkurtër dhe të mos krijohet panik nga rëniet e vogla të kursit.

    “Për sa kohë të ardhurat janë në lekë, veprimet financiare duhet të kryhen në lekë. Nuk ka arsye të blihet euro pa nevojë”, theksojnë specialistët. Përjashtim bëhet vetëm në rastet kur euro përdoret për shlyerje kredish ekzistuese.

    Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se marrja e kredive në euro nga individë me të ardhura në lekë mbart rreziqe të konsiderueshme, duke kujtuar se në të kaluarën euro ka arritur edhe nivele shumë më të larta se aktualisht.

    Në një kontekst më të gjerë, zhvillimet gjeopolitike globale dhe rikonfigurimi i fuqive ekonomike botërore pritet të ndikojnë në tregjet financiare. Sipas ekspertëve, qëndrimi më i sigurt për individët dhe bizneset është të operojnë brenda zonës së tyre ekonomike dhe me monedhën në të cilën gjenerojnë të ardhurat.

    Luhatjet e euros gjatë muajve të fundit konsiderohen të lehta dhe kryesisht brenda një stabiliteti relativ, pa sinjale alarmi për momentin.