Nëse jeni të fejuar dhe njëri jeton në Amerikë, mund të bashkoheni por..

430
0

Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje të gjithë të fejuarve që duan të aplikojnë për një vizë fejese. Në faqen e saj zyrtare, Ambasada thotë se kjo lloj vize mund të zgjasë deri në 9 muaj. Në këto kushte, të gjithë të interesuarit për të përfituar vizë, duhet të aplikojnë sa më parë.

Në një postim në faqen e saj, ambasada shkruan se kohëzgjatja e lënies së intervistës mund të zgjasë deri në 9 muaj.

“Dashuria ndjehet në ajër! Mund të zgjasë deri në nëntë muaj marrja e datës së intervistës për vizë fejese, ndaj planifikoni në kohë”, shkruan Ambasada.