‘Nëse do të isha vonuar edhe 2 orë do ta kisha humbur dorën’ Rama i ben premtimin e madh efektives Ina Nuka (Video)

810
0

Kryeministri Edi Rama ka takuar në zyrën e tij efektiven e policisë së plagosur gjatë protestës së banorëve të Astirit, Ina Nuka.

Gjatë takimit të tyre në zyrën e kryeministrit, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Rama i premtoi efektives një shpërblim financiar.

Do të bëjmë VKM për të të thënë një mbështetje financiare që të kesh ndjesinë e plotë të solidaritetit tonë. Besoj që do fillosh pak nga pak edhe punën. Do të kesh detyrë më të lehtë si fillim, pastaj të shohim.

“E ka provuar veten se mund të përballojë një sfidë më të lartë në detyrë,” –tha ministri Lleshaj.