Nëse Basha bëhet kryeministër, a do t’i kërkosh falje? Jozefina Topalli habit me pergjigjen

803
0

“Nëse Lulzim Basha fiton zgjedhjet dhe bëhet kryeministër, a do t’i kërkoni falje publike?”, kjo ishte pyetja që gazetari Roland Qafoku i bëri Jozefina Topallit, ndërsa kjo e fundit ishte po ashtu shumë e drejtpërdrejtë në përgjigjen e saj.

Sipas ish kryeparlamentares, që Basha të bëhet kryeministër kjo është shumë larg mundësisë së realizimit, ndërsa theksoi se nuk e ndryshon mendimin për njerëzit si ata ndryshojnë karriget.

“Unë nuk ndryshoj mendim si njeriu ndryshon karrige. E para e punës kjo është shumë larg mundësisë së realizimit dhe ky është problemi për të cilën unë flas. Por unë nuk kërkoj falje pse ato ndryshojnë karriget midis tyre. Sikur sjellja të ishte ndryshe, sigurisht do kërkoja falje”, tha Jozefina Topalli në emisionin “Hard Talk”.