Nënkryetari i ri i PD, Luçiano Boçi: Në shtator nisim protestat masive, na e kanë kërkuar qytetarët

62
0

Luçiano Boçi, i zgjedhur nënkryetar i ri në Partinë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha, thotë se në shtator kjo forcë politike do të riorganizojë protesta kundër qeverisë Rama. Boçi theksuar dhe se PD do zhvillojë tryeza me ekspertë dhe qytetarët për Reformën Territoriale.

Në Komisionin për Reformën Zgjedhore “Rithemelimi” përfaqësohet vetëm nga Oerd Bylykbashi. “Do vazhdojmë të shprehim qëndrimet tona. Do të zhvillojmë tryeza me ekspertë. Do të bëjmë edhe takime me qytetarët për reformën territoriale”, u shpreh nënkryetari i PD në Abc News.

Deputeti demokrat ka njoftuar se pas kërkesave të shumta nga qytetarët, për zemërimin në rritje me qeverinë, Partia Demokratike që drejtohet nga Berisha do të nisë protestat në muajin shtator.

“Protesta janë të kërkuara. Ngjarjet janë të tilla që i bëjnë të domosdoshme. Ka zemërim të qytetarëve. Duke parë që është një kërkesë e vazhdueshme, kemi nisur angazhimet tona që në shtator të mos kemi vetëm një betejë vetëm në Parlament, por edhe një betejë tjetër aksioni politik protestues, duke përfshirë të gjithë qytetarët”, tha Luçiano Boçi.