Nënkampioni i botës: ‘Shteti shqiptar më ka harruar, ha bukë me pensionin e nënës’

918
0

Nënkampioni i botës në peshëngritje

Ish-nënkampioni i botës në peshëngritje, Ilir Suli, ka bërë publike një letër shumë prekëse.

Me anë të saj ai i është drejtuar shtetit shqiptar që, siç thotë ai, e ka harruar.

Ai rrëfen se ndodhet në vështirësi të madhe ekonomike dhe jeton vetëm me pensionin e nënës së tij.

Suli thekson se e ka të pamundur për të punuar pasi nuk ka asnjë shkollë.

Letra e plotë e Ilir Sulit:

“Unë jam Ilir Suli. Dhjetë vjet më parë ata që do të njihnin këtë emër do të ishin shumica, sot dyshoj…

Unë kam qënë nënkampion bote në peshëngritje.

Ka qënë një kohë që kam qënë krenaria e këtij kombi.

Por jeta në këtë vend e solli që sot, unë vetëm si nënkampion bote të mos dukem.

Sigurisht që unë nuk jam perfekt, bile jam larg saj.

Jam njeri problematik edhe me vese, por ama shikojini pak duart e mia.

Të gjitha këto medalje janë vite pune, stërvitje, lodhje dhe sakrifice.

Të gjitha këto kupat janë brohoritje, përgëzime, përqafime, puthje e duartrokitje biles edhe politikanësh. Ku janë sot?!

Falë gabimeve të mia dhe kokëfortësisë që më karakterizon një ditë rashë nga maja e Olimpit në fund të oqeanit!

Ishte rënie spektakolare nga e cila s’kam arritur ta marr veten as sot.

Dikur kam dëgjuar një shprehje që më ka mbetur në mendje:

“Nëse rrëzohesh 7 herë në jetë, duhet të ngrihesh 8.”.

Vetëm të ketë qënë kampion bote në peshëngritje ai zotëria, se unë që jam nënkampion s’po e ngrej dot herën e 8-të.

Jetoj me pensionin e nënës.

Besojeni apo jo kjo është e vërteta!

endje na kushton shteti. Kam qënë i pari në kohën e post-komunizmit që e çova flamurin shqiptar në një podium botëror.

I pari..dhe të tjerë më ndoqën nga pas, por unë isha i pari. Dhe tani jam totalisht i harruar.

Askush as do t’ja dijë si jam, si jetoj, si ha…a ha, a s’ha.

Nuk vazhdova një shkollë, sepse iu përkushtova sportit.

Sporti im i solli lavdi vendit, a s’duhet dikush të kthejë sytë nga unë sot që mosha iku dhe s’vazhdoj dot më sportin?!

Kaq pak vlejmë ne?! Kaq asgjë?!

Kjo nuk është e drejtë. Por e dini çfarë më trishton më shumë?

Fakti që nëse do të mundja, do të ndërroja me shumë dëshirë gjithë arritjet e mia sportive, për një diplomë shkollë dhe një shpinë më elastike.

Shumë janë fëmijët dhe të rinjtë që rriten me ëndrrën për të qënë kampionë, për të ngritur flamurin kuqezi në një podium botëror, ndërsa unë kampioni, jam gati që nëse do të më jepej mundësia do ta ndërroja çdo gjë për një diplomë, një kurriz që përulet shpesh dhe një vend pune.

Sepse ky vend nuk i respekton kampionët!”