“Nënë mos na ler..” Marrin fund vuajtjet për nënën e 3 vajzave në “Dua të bëj të lumtur”

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli mbrëmjen e sotme në ekranet tona historinë e një nëne, e cila kishte kaluar një kalvar vuajtjesh gjatë gjithë jetës së saj. Ishte pikërisht historia e Antonetës, nënës së tre vajzave që punonte në “Top Channel” si sanitare.

Antoneta kur kishte qenë e re ishte martuar me mblesëri me dikë që e kishte takuar vetëm një herë. Vështirësitë ekonomike e kishin shtyrë bashkëshortin e saj që të emigronte në Greqi dhe pikërisht në këtë moment kishin nisur problemet në familjen e tyre. Ai nuk ishte kujdesur për Antonetën dhe vajzat, madje shpeshherë i dhu nonte ato. Kjo si pasojë e varfërisë ekstreme dhe problemeve që bashkëshorti i saj kishte me alkoolin.

E rrethuar nga varfëria dhe dhuna e vazhdueshme, Antoneta kishte vendosur që të divorcohej. Pas divorcit ajo nuk kishte pasur mundësinë që të kujdesej për vajzat, prandaj dy prej tyre i kishte dërguar në jetimore. Ishte pikërisht kjo arsyeja pse ajo i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”.

“Jeni gjithçka për mua dhe dua t’ju kërkoj shumë po shumë falje që ju kam dërguar në jetimore”, u shpreh Antoneta.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i krijoi mundësinë Antonetës që të jetonte me vajzat e saj duke i dhuruar një shtëpi. Kjo dhuratë u mundësua nga kompania “Golden Eagle”, e cila ka nisur një fushatë bamirësie në Shqipëri dhe Kosovë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.Top Channel

- Advertisement -

Do ti marri shtëpinë, vajza rreh babain 88 vjeçar, nipin e filmon!

Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 iu drejtua emisionit “Stop”pasi avokatja Eda Merkuri, i mori 700 mijë lekë borxh,...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç...

“Edukatorja që ecën dy orë në këmbë”, 18 vite dedikim për fëmijët e Novoselës: Eci dhe çlodhem. Kur është kohë e keqe..

Ka njerëz që e matin distancën me kilometra, por Mesnete Seitaj e mat me përkushtim. Prej më shumë se 18 vitesh ajo ecën dy orë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.