“Nënë më fal”, zbardhet mesazhi i rëndë që shoferi i Xhafaj i dërgoi së ëmës dhe të dashurës

552
0

Shkëlzen Qordja, gardisti 31-vjeçar u gjet i vdekur mëngjesin e së shtunës në makinë, brenda garazhdit të Gardës së Republikës.

Sipas dëshmive, një natë më parë Qordja nuk kishte shkuar në shtëpi, por kishte festuar me miqtë.

Mësohet se përpara se të kryente aktin e rëndë, 31-vjeçari i dërgoi mesazh të ëmës ku i kërkonte falje dhe e njoftonte se do të kryente vetëvrasje. Dyshohet se të njëjtin mesazh Qordja ia ka dërguar edhe të fejuarës së tij.

Telefoni i shoferit të ministrit të Brendshëm është sekuestruar nga hetuesit, ndërsa pritet që mbi zbardhjen e plotë të ngjarjes të ndihmojë edhe analiza e pamjeve filmike nga kamerat. /Newsbomb/