Nënë Lizën e përzënë nga protesta: Nuk kemi ardhur ketu për shtëpinë tënde, përdit ti, ik ik..

105
0

Ditën e djeshme qytetarët zhvilluan një tjetër protestë kundër rritjes së çmimeve para Kryeministrisë. 

Teksa pjesë e kësaj protesta ishte edhe Nënë Liza e cila u bë simbol i 5 Majit për mbrojtjen e shtëpive, nuk kanë munguar as incidentet.

Ndërkohë që e moshuara ishte duke folur për mediat, ajo është kapur nga krahët nga një zonjë e cila i thotë se nuk janë në shesh për shtëpinë e saj, por për rritjen  e çmimeve, duke e akuzuar atë për se i jep protestës ngjyra politike.

“Ç’është kjo, për ça kemi ardhur, për shtëpinë tënde apo për kauzën e tanishme. Prej teje thonë se është protestë politike, a ka mundësi të ikësh? Ik, ik”, tha ajo