Nëna lidh djalin pas makinës dhe e tërheq zvarrë nëpër autostradë: Më ofendoi dhe nuk kërkoi falje

291
0

Një djalë është lidhur me rrip sigurimi dhe tërhequr zvarrë në autostradë në Teksas të SHBA-ve. Ka qenë nëna e tij Marion Stade, një mësuese 61-vjeçare, e cila dyshohet se ka kryer aktin e rëndë për të ndëshkuar të birin, i cili sipas gruas e ka ofenduar dhe nuk ka pranuar të kërkojë falje.

Policët morën një telefonatë nga një dëshmitar i cili tregoi se çfarë po ndodhte. Gruaja fillimisht u ndalua nga një oficer, por ajo mohoi incidentin, duke folur për një sherr të thjeshtë verbal me djalin dhe më pas u la e lirë. Por u arrestua më vonë pas publikimit të videos ku tërhiqte zvarrë djalin.

Gruaja u arrestua me akuzën e rrezikimit të jetës së një të mituri. Marion, pas një periudhe paraburgimi, u la e lirë me kusht prej njëqind mijë dollarësh.