Nëna e dërgoi në spital për dhimbje barku, mjekët zbulojnë se 10-vjeçarja ishte shtatzënë, abuzohej nga njerku dhe..

Një vajzë 10-vjeçare në Majorca të Spanjës ka përjetuar momente tmerri nga njerku i saj. Vajza e mitur u përdhunua dhe mbeti shtatzënë. Sipas mediave spanjolle, përdhunimet kanë ndodhur teksa nëna ishte larg për punë, duke ia besuar fëmijën partnerit të saj.

Tmerri u zbulua kur fëmija filloi të vuante dhimbje barku dhe nëna e saj e çoi në spital. Atje, mjekët gjetën fillimisht disa mavijosje dhe prerje që sugjeronin se fëmija ishte abuzuar seksualisht përpara se të zbulonin se 10-vjeçarja ishte disa javë shtatzënë. Sipas raportimeve lokale, për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të vajzës, ajo u transferua në një spital tjetër ku iu nënshtrua një operacioni.

Siç tha nëna, i vetmi person që ishte kujdesur për vajzën ishte partneri i saj aktual, për pasojë u thirr policia dhe u bë arrestimi i tij. Kur 35-vjeçari doli në gjykatë të mërkurën, thuhet se i tha gjyqtarit “Më vjen shumë keq për atë që bëra, por ishte vetëm një herë”. Por e mitura ka thënë në polici se njerku e ka abuzuar prej një muaji.

- Advertisement -

Tronditëse në Vlorë! Nëna përplas disa herë në tokë foshnjën e saj 5 muajshe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet se një grua ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodh...

“Ramë në një kurth të paparë” Ndodh e papritura në tunelin e Murrizit, Rama: Po ecte mirë e bukur kur ndodhi..

Në rubrikën e tij “Sy m’Sy” Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa detaje me punën e vështirë që janë hasur në tunelin e Murrizit. Rama...

E frikshme! Dy tërmete brenda orës në shtetin fqinj, sa ishte magnituda

Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar brenda një ore në ishullin e Kretës, duke shqetësuar banorët dhe autoritetet lokale. Sipas mediave greke, një tërmet i...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.