Pasi e la te vogel ne jetimore, Nëna biologjike refuzon ta takoje, vajza: Stacioni i fundit që ne lamë takim/Arditi i dorëzon një zarf..

379
0

Pas falenderimit për nënën e saj birësuese në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ka ardhur momenti që Pranvera të mësojë të vërtetën që kërkon prej vitesh.

Në fillim të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo u shpreh se veç gruas që e ka rritur, kishte ftuar edhe atë që e ka lindur. Pranvera ka kaluar vite të tëra me një pikëpyetje se kush është familja e saj biologjike.

Ajo u birësua në moshën 3-vjeçare, por kur shkoi 7 vjeçe i thanë se ishte “gjetur në koshin e mbeturinave”. Disa vite më vonë, dikush ia konfirmoi këtë version dhe për 15 vite të tjera i shkonte ndërmend vetëvrasja sepse përfytyronte refuzimin. Në moshën 30-vjeçare prindërit birësues e zhveshën më në fund frikën e tyre për ta humbur dhe i rrëfyen se e kishin marrë në jetimore.

Nga ai moment, ata iu kthyen në ndihmë për të gjetur rrënjët e saj. Përgjatë rrugës, Pranvera kontaktoi me programin dhe për 7 vite rresht, nuk ka reshtur puna për të mësuar të vërtetën.

Dikur, ra në gjurmët e një familjeje në Tepelenë, emrat e së cilës (Nexhmije dhe Luftim) përkonin me certifikatën që kishte babai birësues i Pranverës. Kur takoi djalin e familjes, ai u habit nga ngjashmëria e Pranverës me motrën e tij. Në këto 7 vjet, Pranvera i ka takuar dhe ka qëndruar me ta, por asnjëherë nuk është pohuar ose mohuar nëse ishte vajza e tyre.

Më vonë, ajo ka kërkuar një test ADN-je, por kanë refuzuar. Në kyçin e dorës së Pranverës ndodhet një tatuazh me emrin Miranda, pasi në informacione të tjera të gjetura rezultonte se nëna e saj ishte një grua me këtë emër që ka ndërruar jetë.

Për t’i shpjeguar të vërtetën e gjithë kësaj enigme, Ardit Gjebrea shkon pranë Pranverës dhe nënës së saj birësuese, Uranisë. Ai konfirmon se nëna biologjike është Nexhmija dhe rrjedhimisht, emri i tatuazhit nuk qëndron.

Ardit Gjebrea: Kur ka folur në fillim me Bernardin, edhe pse ne tashmë e kemi të verifikuar gjithçka, nuk ia ka pranuar këtë histori. Më pas, ne kemi dërguar një person tjetër shumë të afërt me të, për të folur, për të biseduar dhe më në fund zonja është dorëzuar dhe i ka thënë “po, unë jam”. Ke edhe një vëlla, ke më shumë se një vëlla dhe njëri jeton me nënën tënde biologjike. Kemi kontaktuar edhe me vëllain, siç ka qenë një traumë për ty me siguri do të ketë qenë një traumë shumë e madhe edhe për të. Nuk kanë ardhur sot as nëna dhe as vëllai, por vëllai është treguar i gatshëm që të flasë me ty dhe pse jo, ndoshta edhe të takoheni.

Në duart e moderatorit mbërrin një zarf i cili brenda tij ka foton e Nexhmijes dhe kontaktin e saj dhe të djalit. Pranvera sheh fotografinë dhe në fytyrën e saj të përlotur lexohet një tronditje e thellë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndien? Flasim.

Pranvera: Të vërtetën?

Ardit Gjebrea: Të vërtetën.

Pranvera: Mëshirë.

Ardit Gjebrea: Mëshirë?

Pranvera: Po.

Ardit Gjebrea: Që do të thotë?

Pranvera: Sepse nëse do të ndieja urrejtje në këto momente, do t’i kthehesha pas sëmundjes. Mëshira jep hapësirë që të zbutet zemra sepse ky është refuzimi tjetër që unë mora dhe ky ishte stacioni i fundit që ne lamë takim. Ndiej mëshirë… sepse çfarëdolloj arsyeje që ajo duhet të kishte nuk mendoj që mund ta ndalë për të takuar vajzën dhe mendoj që Zoti ma dha shenjën prapë, fillimi dhe mbarimi.

Ardit Gjebrea: Kam një pyetje. Mendon se të ngjan pak ose i ngjan asaj?

Pranvera: Jo.

Urania: Ngjan.

Ardit Gjebrea: Mamaja thotë që ngjan, edhe unë them që ngjan por ti tashmë nuk do as që të të ngjajë, as t’i ngjash.

Pranvera: Jo.

Ardit Gjebrea: Dëshiron ta marrësh këtë zarf me numrat e telefonit apo jo?

Pranvera: Zarfin me fotografinë jo.

Ardit Gjebrea: Numrat e telefonit i do?

Pranvera: Po, nëse më vonë…

Ardit Gjebrea: Varet se si të vjen. Nuk e do fotografinë?

Pranvera: Jo./klan/