Nëna apel për ndihmë: Ju lutem për pak miell a ndonje pako makarona, kërkoj tu gatuaj fëmijëve.. (Video)

2703
0

Kjo nënë nuk mund të ushqeje dot familjen e saj. Realiteti i kësaj gruaje është rrënqethës.

Në fshatin Kallm të vogël në Fier, Entela Buzi, nënë e dy adoleshenteve pergjerohet për pak miell e ndonje pako me makarona.

Të uritur fëmijët e Enteles dalin dhe lypin për ushqime tek fqinjët

“Jemi pa bukë, kalamajtë shkojnë në shkollë pa lekë dhe pa bukë. Ikin pa ngrënë. Nuk kemi as bukë asgjë, vijnë pas shkolle më kërkonin bukë, nuk kam u thashë. Djali shkoi të gjente ndonjë gjë nga lagjia. Ju lutem më dërgoni të paktën ndonjë thes miell, ndonjë makaronë apo vaj. Ju lutem një thes miell kërkoj tu gatuaj fëmijëve”

Familja jeton në këtë dhomë që ata e quajne shtëpi. Ajo është krejtesisht e rrënuar. Catia qe nuk e mban dot peshën e kohës. Ndersa muret janë mbuluar me plasaritje dhe njolla lagështie.

“Dalim jashtë lëkundet shtëpia, 17 vjet kam në këtë gjendje”

*Familjen Buzi mund ta kontaktoni për ta ndihmuar në këtë numër telefoni: 069 88 79 151 /Balkanweb