Nën masa të shumta sigurie mbërrijnë në Romë 9 mijë dozat e para të vaksinës, neser nis vaksinimi, ja kush do jenë fatlumët

400
0

Mbërrijnë në Romë në Institutin Kombëtar sëmundjeve Infektive Spallanzani, 9750 dozat e para të vaksinës Pfizer Biotech.

Furgoni me dozat e para të vsksinës është pritur nga Komisari i jashtëzakonshëm për emergjencën shëndetësore Domenico Arcuri.

Nesër me datë 27 dhjetor ora 8.00 nis në Itali fushata e vaksinimit anti Covid. Të parët që do të vaksionohen do të jenë 5 punonjës të Institutit Spallanzani ; dy mjekë, një infermiere, një kërkuese shkencore e një operator sanitar.

Dozat e para të vaksinës anti Covid në Itali do të jenë në dispozicion të punonjësve të sistemit shëndetësorë dhe punonjësve në qëndrat e asistencës për të moshuarit.