Negociatat e fundit mes Ukrainës dhe Rusise, në tryezën e bisedimeve armëpushimi dhe tërheqja e trupave

147
0

Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Zelensky, Mykhailo Podoliak deklaroi se raundi i radhës i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës pritet të mbahet javën e ardhshme.

Podoliak nuk përcaktoi një ditë fikse, por u shpreh se tashmë në tryezën e negociatave ka disa propozime të rëndësishme, mes të cilave dhe një formulë për armëpushim dhe tërheqjen e trupave.

“Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella do të planifikohet një takim. Mund të jetë nesër, pasnesër. Ka propozime të ndryshme në tryezën e bisedimeve tani, ka shumë prej tyre duke përfshirë një zgjidhje politike dhe më e rëndësishmja, një zgjidhje ushtarake. Kjo do të thotë një armëpushim, një formulë për një armëpushim dhe tërheqja e trupave”, tha Podoliak për agjencinë bjelloruse të lajmeve.

Një ditë më parë edhe presidenti ukrainas Zelensky paralajmëroi se tashmë ka një tërheqje të Rusisë në negociata për t’i hapur rrugë bisedimeve të vërteta.