HomeNewsNe Trentino ulet...

Ne Trentino ulet flamuri i Europës. Salvini: Nëse Europa nuk zgjohet, këto skena do të shtohen (VIDEO)

Lideri i partise ‘La Lega’në Itali, Matteo Salvini ka hedhur në faqen e tij në Facebook një video ku në rajonin e Trentino shfaqet një burre duke ulur flamurin e Europës së Bashkuar, video të cilën ai e shoqëron me teksin: Nëse Europa nuk zgjohet, këto skena do të shumohen.

“Përshëndetje miq, gjithmonë përpara dhe kurrë mos hiqni dorë, me krenarinë për të qenë një popull i shkëlqyeshëm”.

Reagimi i Salvinit është në vazhdën e sulmeve të shumta verbale që ai ka bërë ndaj qëndrimit të BE, e cila vetëm dje vendosi të ndihmojë Italinë në situatën e veshtirë që po kalon për shkak të pandemisë nga koronavirusi.

Vetëm pak ditë më parë, Matteo Salvini, përmes një reagimi në rrjetet sociale, nuk e fshehu zemërimin që ka ai ndaj Brukselit pasi Unioni nuk po arrin të miratojë ndihmën financiare për Italinë, duke iu drejtuar atyre me fjalët “gjarpërinj” dhe “çakenj”. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se pas tejkalimit të pandemisë së koronavirusit, Italia do të shohë vendin e saj si pjesë e BE.

Duke pritur për të kapërcyer ngërçin midis Mekanizmit Europian të Stabilitetit dhe Coronabond, Komisioni Evropian ka zyrtarizuar dje fondin europian për të zbutur rreziqet e papunësisë në situatën e krijuar nga Covid-19, i cili, përmes 25 miliardë eurove garanci vullnetare nga shtetet e BE, do të lejojë financimin e “fondeve integruese” kombëtare apo skemave të ngjashme për mbrojtjen e vendeve të punës. 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha dje në lidhje me situatën dramatike që po kalon Italia se “Sot Europa po mobilizohet përkrah Italisë. Fatkeqësisht, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Duhet pranuar që në ditët e para të krizës, përballë nevojës për një reagim të përbashkët evropian, shumë kanë menduar vetëm për problemet e tyre të shtëpisë. Ata nuk e kuptuan që ne mund ta mposhtim këtë pandemi vetëm së bashku si Union. Në këto ditë distanca midis individëve është thelbësore për sigurinë tonë: distanca midis kombeve evropiane, përkundrazi, i vë të gjithë në rrezik”.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

“Kështu vdiq Maradona”, prokurori nxjerr para gjykatës foton tronditëse

Lotë dhe tension në seancën e parë në Buenos Aires për vdekjen e legjendës argjentinase. Nëse kishte pasur momente tensioni përpara se të fillonte gjyqi për vdekjen e Diego Armando Maradonës, me turmën që priste ekipin mjekësor para gjykatës së...

Aksident tragjik në Itali, shqiptari humbet jetën pasi u përplas për vdekje nga kamioni (Emri+Foto)

Një aksident tragjik ndodhi të martën e 11 Marsit në Itali. Xhavit Halilaj, 65 vjeç, ndërroi jetë pasi u përplas nga një kamion. Sipas dinamikës së ngjarjes, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 15:00. Halilaj, i cili punonte për një...

Ndryshon kursi i këmbimit. Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro ditën e sotme..

Sot, më 12 mars 2025, dollari amerikan blihet me 90.8 lekë dhe shitet me 92 lekë. Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.7 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.5 lekë, ndërsa në shitje me 104 lekë. Paundi britanik blihet...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.