Skip to content

Në shtëpi kunati, në studio burri! Zëri i Lavdies ‘mbytet’ sërish: Mbylle sqepin aty..

    Konflikti i radhës në “Shihemi në Gjyq” zhvillohet mes një çifti bashkëshortësh, Lavdies dhe Klitit. Ajo ka kërkuar përballjen në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan pasi thotë se nuk ka kaluar asnjë ditë të qetë në 25 vite martesë.

    “Kam 25 vjet e martuar. 25 ditë nuk kam ndenjur e qetë aty ku jam. Sot është dita ime, do t’i marr të gjitha çfarë më takon një më një!”, thotë Lavdia në insert.

    Kurse Kliti shprehet autoritar dhe përdor një gjuhë të vrazhdë ndaj së shoqes.

    “Këto gratë kanë harruar që ka Zot shtëpia! Jo pronë që s’ka për të marrë ajo, por të mbyllë sqepin dhe të rrijë aty, mos t’i ndihet zëri i gojës!”

    Kur të dy janë përballë njëri-tjetrit, Lavdia nis të shpjegojë se gjatë 25 viteve, ka duruar sjelljet e kunatit që thotë se shtëpia i përket atij. Kliti e urdhëron sërish mos të flasë se do t’i zgjidhë ai këto çështje.

    Lavdie: Shkoj gjithë ditën në punë, kam frikë të shkoj në shtëpi. Pse, do të thuash ti. Kam kunatin, Gazmend Kukli, për çdo gjë nuk më lë rehat. Kam frikë të dal te shkallët. Pse, do të thuash ti. “Futu brenda”, del aty e rreh gjoksin, “jam unë zot shtëpie, shtëpia është imja”. Ore po unë ku jam këtu?  E di që jam te shtëpia e burrit tim, aty ku jemi  futur përpara. Ai thotë “kjo është shtëpia ime, o do të bëni siç them unë o s’ka, do të bëni siç them unë”. Edhe kur i kisha fëmijët e vegjël, vinte aty dhe thoshte “merri kalamajtë futi brenda dhe mos të ta dëgjoj zërin e gojës, o do të bëni si them unë, o s’ka!” Kurse ky zotëria që e kam këtu përpara…

    Eni Çobani: Që është bashkëshorti yt ky zotëria që ia bën me gisht.

    Lavdie: Po, bashkëshorti im.

    Kliti: Mbylle gojën se jam unë zot shtëpie aty dhe do t’i zgjidh unë këto punë.

    Lavdie: Po pse nuk i zgjidhe sot e 25 vite? Pse more burrë i dashur duhet të vij unë përpara publikut?

    Kliti: Sepse besova shumë dhe…

    Lavdie: Çfarë besove? Ti je bërë palë me vëllezërit e tu, a e kupton, a s’e kupton?

    Kliti: Ti nuk e di se çfarë flet! Ta kesh të qartë, jam unë i zoti i atij vendi!