U ndje edhe në Shqipëri, detaje nga termeti i forte herët në mëngjes

609
0

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ndodhi, sot herët në mëngjes, ora 04:06.

Tërmeti u lokalizua në Ballkanin Perëndimor, 109 km larg Koplikut, 75 km në veriperëndim të Podgoricës dhe 19 km pranë Bosnjës.

Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri. Në komentet e qytetarëve, thuhet se tërmeti ishte i gjatë: “Zgjati kaq shumë sa na zgjoi”, tha dikush.

IGJEUM, Instituti shqiptar i Statistikave njoftoi se tërmeti i orës 04.:06:06 ishte tërmet i fuqishëm dhe me thellësi vetëm 5 km.

Sipas IGJEUM, në 04:06:11 ndodhi një tërmet 6.1 ballë Rihter me vendndodhjen 109 km në veriperëndim të Koplikut, Shkodër, raporton noa.al.

Këto tërmete i përkasin grupit të fuqisë mesatare, të cilët mund të shkaktojnë dëme në objektet e ndërtuara në vite dhe me cilësi të dobët. Ky lloj tërmeti ndjehet shumë nga pjesa më e madhe e qytetarëve.

Ndërsa IGJEUM njoftoi se tërmeti ishte 6.1 ballë, EMSC me qendër në Francë e klasifikoi këtë tërmet 5.3 ballë Rihter.

Megjithatë, në një përditësim në orën 04:58, IGJEUM e uli në 5.4 ballë fuqinë e këtij tërmeti.