Në restorantin në Durrës valëvitet flamuri serb, shtanget kosovari: A jam në Shqipëri a ku jam

569
0

Shumë turistëve nga Kosova iu ka penguar dhe janë habitur kur kanë vërejtur se në një nga restorantet – hotele në qytetin bregdetar të Durrësit kanë parë valëvitjen e flamurit serb, që ishte vendosur krahas flamujve të disa vendeve tjera, ata kanë pyetur ku ndodhemi, shkruajnë mediat serbë transmeton gazeta “Bota sot”.

Ankesat e turistëve nga Kosova ishin të shumta, ndaj këtij fenomeni si thonë ata në reagimet e shkruara në rrjetet e ndryshme sociale, kur ata kanë parë flamurin e Serbisë, por jo edhe të Kosovës.

Një nga këta turist që ka bërë foto , ka shkruar se mes flamujve të shumtë nga vendet tjera nuk ndodhet edhe flamuri i Kosovës, andaj shtroi pyetjen a është ai në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër.

“Përderisa flamuri i Serbisë është vendosur dhe valëvitet, ndërsa flamur të Kosovës nuk ka, nuk mund të kuptojë a jam në Shqipëri a ku jam”, ka shkruar ai.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji, pasi një i ngjashëm mediet në Kosovë kishin publikuar edhe ditë më parë, përfshirë këtu edhe disa artikuj të publikuar së fundi  kundër Kosovës.