Në prag të protestës së opozitës, djali i Olldashit i bën thirrje qytetarëve

1106
0

Glauk Olldashi, djali i ish-deputetit demokrat Sokol Olldashi, i cili është parë krah Lulzim Bashës në disa prej protestave të opozitës i bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës që opozita ka njoftuar për ditën e nesërme. Olldashi shkruan se në ’90 diskutohej për ideal ndërsa sot diskutohet për mirëqenie personale pasi idealet janë harruar.

Në fund ai bën thirrje që të tejkalohen ndasitë dhe shqiptarët të bashkohen për Shqipërinë

“Të kërkosh pacënueshmërinë e lirisë së votës do të thotë të kërkosh respektimin e sistemit demokratik, në themelet e të cilit qëndron kontributi i të gjithë demokratëve, që ditën të rrëzonin sistemin më të egër totalitar. Krimi më i madh që na ka bërë kjo qeveri është vjedhja e idealit. Dhe, në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët tanë e i paraardhësve tanë do shkelet! Në vitet ‘90,

Shqiptarët jetonin në skamje, ama diskutohej dhe luftohej për ideale. Sot diskutohet vetem mirëqenia personale dhe idealet janë harruar. Dua t’i bëj thirrje të gjithe shqiptarëve, të mëdhenj e të vegjël, të majtë e të djathtë: të harrojmë ndasitë e të bashkohemi për veten tonë, për familjet tona e për Shqipërinë tonë!”, shkruan Olldashi në postimin të cilin e ka shoqëruar me një thirrje për protestë.