Në përvjetorin e martesës, i dhuron gruas së tij një veshkë dhe i shpëton jetën: “Ne jemi dy shpirtra binjak”

672
0

Nëse mendoni se dashuria e vërtetë ekziston vetëm në përralla, ju do të duhet të ndryshoni mendim. Monika dhe Cesar u dashuruan me shikim të parë dhe u martuan brenda pak muajsh. Pas 23 vitesh nga ajo ditë, ata festojnë bashkimin e tyre në një mënyrë të përsosur, me një akt dashurie të vërtetë: Cesar i dhuroi një veshkë gruas së tij, e detyruar për dializë nga sëmundja e veshkës policistike, për të shpëtuar jetën e saj.

Sot çifti është më i bashkuar se kurrë dhe buzëqesh pas kapërcimit të kësaj sfide, si gjithmonë, dorë për dore: “Pas 23 vitesh mund të themi se lidhja jonë është një përputhjei perfekte, në çdo kuptim. Ne jemi me të vërtetë shpirtra binjak”. /fanpage/