Prej disa ditësh studentët janë duke protestuar kundër rritjes së tarifave të studimit.
Mësimi është bojkotuar në të gjitha fakultetet dhe studentët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.
Ata kanë mbajtur pankarta të shumta në duar. Midis tyre ka spikatur ajo e një studentëve në të cilën shkruhej “Mbremë fjeta në konviktin 3D të Inxhinierisë”.
Në këtë mënyrë studentja i ka kujtuar premtimin e pa mbajtur kryeministrit Edi Rama në mes të sheshit, ku studentët janë protestuar.