8.5 C
Tirana

Në luftë me kancerin, 20 vjeçari kërkon ndihmë

Date:

Share:

Fatlind Petrit Buçaj është 20 vjeçari nga Tropoja i cili vuan nga një sëmundje e rëndë, për kurimin e të cilës ka nevojë për ndihmë financiare.

Familja e Fatlindit, të cilit fati duket se nuk i ka buzëqeshur shumë, kërkon ndihmën e kujtdo që ka mundesinë për ta ndihmuar sadopak.

20 vjeçari prej 1 muaj e gjysmë ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në reanimacionin e Neurokirurgjisë, me tumor në kokë, i cili përditë avancon duke marrë nga jeta e Fatlindit.

Motra e të riut, Sara Buçaj ka treguar se sëmundja ndodhet mes trurit dhe palcës kurrizore prandaj kurimi i tij jashtë vendit është e vetmja shpresë për ta ngritur përsëri në këmbë.

Për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet, Fatlindi duhet të dërgohet me avion sanitar në një spital të specializuar jashtë vendit si dhe t’ i nënshtrohet një operacioni të vështirë.

Shuma e shpenzimeve shkon në 50.000 euro ç’ ka familja nuk e ka, prandaj ka vendosur në dispozicion të kujtdo që ka mundësi numrin e llogarisë pranë bankës Raiffeisen Bank Sha.

Titullari i Llogarisë: Sara Petrit Bruçaj; Adresa e Klientit: Lagja 28 Gushti, Tropojë Albania; Numri i Llogarisë: 0011368730; IBAN: AL26202111540000000011368730; Kodi SËIFT: SGSBALTX

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.