19.5 C
Tirana

Në Lezhë po bëhet nami, policia jep shifra të frikshme. Ja për çfarë bëhet fjalë

Date:

Share:

Nami në Lezhë! Policia rrugore në Lezhë ka ushtruar kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Sakaq në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se janë konstatuar 2 raste të lëvizjeve në sens të kundërt në autostradë , duke u bërë burim aksidenti.

– Një mjet tip Kamion me drejtues shtetasin M.V. i cili në autostradën me drejtim lëvizje Tiranë – Lezhë, po lëvizte në sens të kundërt.

– Një mjet tip furgon me drejtues shtetasin Z.M.( i papajisur me leje drejtimi) i cili në autostradën me drejtim lëvizje Lezhë – Tiranë, po lëvizte në sens të kundërt.

Ndaj drejtuesit M.V. u vendos masa administrative pezullim i lejes së drejtimit bazuar në nenin 22 të Kodit Rrugor për shkeljen e nenit 174.1/A të Kodit Rrugor ” Lëvizje në sens të kundërt në autostradë”
ndërsa shtetasi Z.M. u arrestua pasi nuk ishte i pajisur as me leje drejtimi.

Konstatohet dhe ndëshkohet administrativisht për nenin 139 pika 5 të Kodit Rrugor, shtetasi B.B. i cili duke drejtuar mjetin tip Opel në autostradën Fushë Milot – Thumanë po bënte gara shpejtësie.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe proçedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë për ” Drejtim mjeti pa leje drejtimi”, të konstatuar në Fushë Milot, në Shënkoll dhe Lezhë.

Vendosen në total 1379 masa administrative :

– 392 Masa për shpejtësi tej normave të lejuara

– 93 Masa për mospërdorim të rripit të sigurimit

-248 Masa për parakalim të gabuar

– 6 Masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse

– 82 Masa për përdorim telefoni gjatë drejtimit të mjetit

Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

– Janë ndaluar administrativisht 16 mjete të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera.

Janë tërhequr 220 leje drejtimi për ” Shpejtësi tej normave të lejuara” “Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”

Është menaxhuar pa ndërprerje fluksi i mjeteve gjatë pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout më data 12-13 Qershor e cila kaloi pa asnjë incident, korrombol apo aksident automobilistik.

Policia Rrugore e Lezhës do vazhdojë kontrolle të tilla, duke u kërkuar drejtuesve të mjetëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos bëhen burim aksidenti.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.