Në kulmin e sezonit Tatimet “i vënë drynin” restorantit, mbyllet tjeter biznes që nuk lëshonte kupon tatimor

557
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar në rrjetet sociale rezultatet e aksionit anti-informalitet që ka nisur në të gjithë vendit, për të ndëshkuar bizneset që nuk respektojnë ligjin. Si pasojë, disa bizneseve u është vënë dryni dhe janë bllokuar nga hetimi tatimor.

Siç duket në foto, bëhet fjalë për një një restorant, për të cilin Rama shkruan se po vuan pasojat e mos lëshimit të kuponit tatimor. Sipas kreut të qeverisë, do të ketë zero tolerancë për këdo që cënon shtetin dhe përkrah informalitetin.

Kujtojmë që disa ditë më parë, Edi Rama, publikoi një foto të ngjashme të një hoteli i cili ishte mbyllur. Edhe pse kryeministri nuk e përmendi, Report Tv mësoi se bëhej fjalë për biznesin e ish-deputetit të PD-së, Aurel Bylykbashi.