Ne kulmin e nxehtit, shqiptaret presin ne rradhe te gjata, detyrohen të kalojnë kufirin në këmbë me Greqinë

Vendimi i qeverisë greke për të mbajtur të mbyllur kufijtë për autobusët shqiptarë ka sjellë jo pak probleme në lëvizjen e udhëtarëve në pikën kufitare të Kakavijës.

Nën temperatura që arrijnë 42-43 gradë, udhëtarët shqiptarë mbahen për orë të tëra në radhë për të vulosur, dhe në vazhdim sërish në radhë për kontrollin doganor,dhe së fundi sërish në radhë për të hipur në autobusët e kompanisë së udhëtarëve të Janinës, për t’u transportuar drejtë Janinës dhe në vazhdim për në destinacionin e tyre final. Një udhëtim që përveç lodhjes së madhe fizike, duhen edhe 14-15 orë për të përfunduar.

Autoritetet doganore greke thanë fillimisht se autobusët shqiptarë mund të kalojnë, por në vazhdim e morën mbrapsht këtë vendim,nën presionin e kompanisë greke të udhëtimit, duke krijuar kështu radhë të gjata dhe kushte që as në vendet e botës së tretë nuk mund të shihen më.

Autoritet shqiptare në Kakavijë u kanë ardhur në ndihmë emigrantëve duke lejuar autobusët të afrohen deri 500 metra pranë doganës, por sërish radhët dhe distancat që duhet të kalojnë udhëtarët mbeten të gjata. Mes udhëtarëve janë gra dhe fëmijë si dhe të moshuar që tërheqin në rrugën e pjerrët të Kakavijës çantat dhe valixhet e tyre.

Edhe ambasada shqiptare në Athinë ka kërkuar shpjegime prej autoriteteve greke, por deri tani askush nuk jep një përgjigje të saktë pse nuk mund të kalojnë autobusët shqiptarë në kufi, edhe pse qeveria ka hequr kufizimet me vendin tonë dhe ka hapur kufijtë për turistët shqiptarë.

Kompanitë shqiptare të udhëtimeve thonë janë të pa fuqishme të kapërcejnë pengesën e vendosur prej autoriteteve greke dhe se detyrohen të paguajnë pranë kompanisë greke gjithë vlerën e biletës, duke arritur në limitet e falimentimit të gjithë sektorit, i cili është goditur shumë rendë prej pandemisë covid-19 .

Kujtojmë se ministria greke e transportit ka vendosur të mbajë të bllokuar edhe linjat detare mes Sarandës dhe Korfuzit, duke falimentuar pothuaj kompanitë shqiptare të trageteve, por edhe duke i dhënë një goditje fatale turizmit të Sarandës, që ka furnizues kryesor të tij pikërisht porte dhe aeroportet e Korfuzit dhe të Prevezës./TCh

- Advertisement -

Me tabela të kuqe në duar, Rudina Magjistari zbulon risinë në programin e saj

Emisioni “Rudina” pasditen kësaj të mërkure nisi ndryshe në ekranin e Televizionit Klan. Moderatorja, Rudina Magjistari ndryshe nga herët e tjera hyri në studio...

I apasionuar pas motorave, ky është 25 vjecari që humbi jetën nga aksidenti tragjik..

Ky është i riu të cilit iu pre jeta në mes paraditen e së martës pas një aksidenti tragjik në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. 25-vjeçari, Xhevahir...

Ndryshon MOTI, ja cfarë pritet nga e premtja e në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijim kalojme ne kushtet e motit stabël me kthjellime dhe vranesira kalimtare ne te gjithe vendin. Të enjten dhe...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.