Ne kulmin e krizes, Rama bën premtimin e madh për bizneset e vogla

448
0

Kreu i qeverise Edi Rama ka bërë një premtim të madh sa i përket bizneseve të vogla.

Gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion”, Rama deklaroi se qeveria do të rishikojë buxhetin. Ndërsa premtoi heqjen e tatimfitimit për të gjitha bizneset e vogla deri në 2029.

“Ne po punojmë dhe një nga gjërat që besoj unë se mund të thuhet sot, është që ne shumë shpejt do ta ligjërojmë që biznesit të vogël, çdo shqiptari që krijon punë me një biznes të vogël deri në 140 mijë dollarë xhiro do t’i heqim taksat deri në vitin 2029. Ne do të heqim tatim fitimin deri në vitin 2029 dhe heqjen e tatimi fitimit do ta bëjmë tani. Do të shkojmë për një buxhet të ri së shpejti në Parlament dhe aty në paketën fiskale do të heqim tatim fitimin. Dhe deri atë ditë do të jemi të qartë”, tha ai.