Një kandidat i Partisë Demokratike të ish kryeministrit Sali Berisha, njoftoi sonte tërheqjen nga gara në kulmin e fushatës elektorale.
Tërheqjen e njoftoi Rudin Hylviu, kandidat i Kavajës, zona që në vite njihje si bastion demokrat.
Tërheqja nga gara duket se është një trampolinë për ti hapur rrugën një kandidateve tjetër.
Hylviu thotë në një njoftim publik se ka vendosur tërheqjen nga gara dhe vazhdimin e fushatës së tij në mbështetjen e plotë dhe publike ndaj kandidates Loranca Hoxha.
“Ky vendim nuk ishte i lehtë, por rrjedh nga nevoja që të gjithë të jemi të bashkuar drejt një misioni më të madh dhe ai është përfaqësimi i Kavajës me një mandat në parlamentin e ardhshëm. Sistemi ynë elektoral është i ndërtuar në mënyrë të tillë, që matematikisht Loranca, si kandidate femër, është e vetmja që ka shanset të zgjidhet deputete.

Këtë vetësakrificë politike, po e bëj për t’i dhënë Kavajës përfaqësimin dhe zërin e saj në foltoren e parlamentit, gjë e cila i ka munguar që nga viti 2005″, thotë Hylviu.
Por si do të funksionojë votimi? Hylviu thotë se e ka një zgjidhje për këtë:
“Me qëllim maksimalizimin e votës, emri im do të qëndrojë në fletën e votimit, por të gjitha votat duhet të shkojnë drejt emrit të Loranca Hoxhës”.