Ajo konsiderohet si një ndër femrat më të bukura shqiptare, e cila punon si modele në Shtetet e Bashkuara, ku po jeton prej disa kohësh.
Në profilin e saj, Adrola Dushi ka ndarë së fundmi me ndjekësit një foto të vjetër të shkrepur shumë vite më parë, ku ka pozuar me të vëllain.

Ai e mban në krahë modelen teksa shfaqet duke qarë dhe në foto vihet re ngjashmëria e madhe e Adrolës me të vëllain.
Siç e shohim, Adrola ka ruajtur nga fëmijëria të njëjtat tipare të ëmbla që ka dhe sot.