Në krah të Shkëlzen Berishës. A e gjeni kush është djali që shihni në foto?

195
0

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga dasma mes Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, ajo vijon që të komentohet shumë në rrjet.

Së fundmi është bërë publike një fotografi e djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili shfaqet së bashku me të birin.

Ky i fundit shihet se është veshur me kostum teksa qëndron pranë të atit. Kujtojmë se Shkëlzeni nga martesa e tij e parë është babai i dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit.

Ndërkohë më herët, mes aludimeve nëse ata ishin të pranishëm apo jo, blogerja shoi shpejt zërat duke bërë me dije se ata ishin në dasmë dhe gëzuan bashkë me ta.

“Sigurisht që po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”- u përgjigj modelja kur u pyet rreth kësaj në “Instagram”