Në fshatin shqiptar ku nuk dëgjohet asnjë e qarë fëmije (Video)

Fshati Bujqës në Elbasan, është fare pak kilometra larg qytetit dhe arrihet për 15 minuta me makinë. Dikur kjo fushë pjellore dhe e sistemuar, quhej Myzeqeja e Elbasanit. Por tani shumica e tokave nuk mbillen. Pasi nuk ia dolën të jetojnë me bujqësi, banorët iu drejtuan emigrimit në Greqi, Itali, Britani e Gjermani. Ikën, punuan, u kthyen për të ndërtuar shtëpitë e reja dhe ikën sërish. Tashmë në shumë prej këtyre shtëpive moderne nuk jeton njeri, ose jetojnë vetëm të moshuarit.

Brenda këtyre shtëpive nuk ka as zhurmë e as jetë. Vetëm trishtim dhe pritje.

Pas ikjes masive të viteve të fundit, banorët tregojnë se numri i fëmijëve është reduktuar shumë, ndërsa mosha mesatare e fshatit është mbi 60 vjeç.

“Nuk shoh një fëmijë të vogël në fugon apo autobus, të kënaqet shpirti ta shoh…”, tha një tjetër banor.

Në rrugët e pashtruara të fshatit, ndeshim një nga të rinjtë e mbetur, i cili e ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

Duke përsëritur refrenin se “çfarë do të bëj këtu” të rinjtë e Bujqësit u larguan, për tu kthyer një herë në vit. Disa edhe shumë më rrallë.

Dikur një fshat i zhurmshëm, tashmë kafenetë e pakta modeste frekuentohen fare pak. Dhe tema e bisedës është sërish vetëm ikja.

Braktisja e vendit nga rinia është tashmë në përmasat e një drame kombëtare. Ajo është bërë refreni i çdo apeli ndërkombëtar, në Bruksel, Berlin, Vatikan e Londër. Por në Tiranë ende nuk konsiderohet një problem i madh.

- Advertisement -

Magjia e ndau nga burri? Edona e sjell në studio, Arditi ikën me vrap..

Deri në këtë pikë të diskutimit mes nënë e bijë, Bukuries dhe Edonës në “Shihemi në Gjyq” kanë dalë kryesisht në pah problematikat e...

Do ti marri shtëpinë, vajza rreh babain 88 vjeçar, nipin e filmon!

Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 iu drejtua emisionit “Stop”pasi avokatja Eda Merkuri, i mori 700 mijë lekë borxh,...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.