HomeNews"Në fshat më...

“Në fshat më thonë se fle me kushëririn” Etleva: Kërkoj të heq një njollë të zezë. Habitet Zonja Eni: Ne 11 pune, nuk kam..

Nga  Lushnja që mos qofsha! Në fshat më thonë se fle me kushëririn”, kështu e nisi prezantimin e saj Etleva e cila vjen nga fshati Toshkëz i Lushnjës ishte këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Ajo thirri në një seancë ndërmjetësimi kushëririn e saj Serjanin pasi prej kohësh në fshat e akuzojnë se ajo ka një marrëdhënie intime me të. Etleva ka pranuar që Serjani të jetojë në shtëpinë e saj, pasi ky i fundit  ishte në një gjendje të keqe ekonomike.

Fjalët e bashkëfshatarëve e kanë bërë Etlevën t’i kërkojë Serjanit të largohet, pasi ajo ka edhe familjen e saj, është e martuar dhe ka katër fëmijë. Sipas saj, Serjani ka shumë probleme, por ajo nuk e ndihmon dot më. Ajo shprehet se do ta heqë këtë “njollë” ndaj edhe ka ardhur në emision.

Etleva: Rasti im është që unë kam ardhur në seancën e ndërmjetësimit që të heq një njollë. Serjan Malia është kushëriri im.

Eni Çobani: E thatë, e keni kushëri të tretë.

Etleva: Po. Fshati, tani se jemi të dy…

Eni Çobani: Nga kush fshat jeni ju?

Etleva: Unë vij nga fshati Toshkëz, Lushnje. Njerëzit më thonë që kur dal me Serjanin, dolën të dy, dashnori me dashnoren.

Eni Çobani: Është e vërtetë, Serjan?

Serjan: Po, shumë e vërtetë.

Etleva: Serjani ka probleme shumë të mëdha por ai kërkon ti zgjidh unë, por unë nuk i zgjidh dot sepse jam grua e martuar, kam katër fëmijë, kam edhe unë jetën time, të ardhmen time, nderin tim, repsektin tim, gjithçka që unë kërkoj të heq një njollë të zezë nga kjo gjë.

Ardit Gjebrea: Më fal pak, burrin e ke në shtëpi?

Etleva: Jo, në Itali.

Ardit Gjebrea: Prandaj del me Serjanin?

Etleva: Po. Tani çfarë duhet të them unë? Unë i drejtohem Serit, i nderuar Seri, Etleva të ka mbajtur, të ka respektuar si vëlla, ke pasur halle e gjithçka që ti i ke qarë me mua, por unë nuk kam më mundësi të të mbaj.

Eni Çobani: Po ku rri Seri? Rri në shtëpinë tënde vërtet?

Etleva: Po, rri në shtëpinë time, ha e pi e lahet sepse nuk ka shtëpi, është në një dhomë 2 me 2, është në një gjendje që nuk fle as kafsha e egër në atë dhomë.

Eni Çobani: Fle tek ti pra?

Etleva: Fle tek unë.

Ardit Gjebrea: Por jo në dhomë me të?

Etleva: Jo, në dhomë me mua jo, fle në kuzhinë.

Eni Çobani: Dhomën e ndan ajo se ku, por njerëzit që e shikojnë kur del…

Etleva: Tani, unë kërkoj që të heq një njollë të zezë.

Eni Çobani: Kjo është një detyrë e vështirë, nuk e kam pasur ndonjëherë në 11 vjet që të heq edhe njolla,  megjithatë, ju çfarë konsideroni njollë? Opinionin?

Etleva: Opinionin pra

Etleva: Më fal prindërve të mi se tani, publiku nuk e di, edhe ju nuk e dini sepse unë jam një vajzë e marrë në jetimoren e Durrësit dhe më ka adoptuar Refat Malia dhe Idajete Malia.

Eni Çobani: Pra domethënë, ju nuk jeni kushërinj me zotërinë?

Etleva: Po tani…

Ardit Gjebrea: Ah, domethënë ju nuk keni lidhje gjaku me njëri-tjetrin?

Etleva: Po tani, unë e respektoj ti i nderuar Ardit, nga babai sepse të hedhësh amanetin e babait…

Eni Çobani: Është tjetër të respektosh amanetin e babait dhe tjetër ta kesh kushëri pra. Unë të falënderoj për sinqeritetin sepse normalisht unë këtë gjë e dija, por po prisja ta thoje ti.

Ardit Gjebrea: Nuk janë kushërinj?

Etleva: Jo, jo.

Eni Çobani: Kur Arditi të pyeti, ti the “kushëriri i tretë”. Në fakt duhet të kishe thënë, “nuk e kam asgjë, por nga prindërit birësues, bie kushëriri i tretë”, por ti nuk e ke asgjë. Prindërit e tu, po e kanë pasur, babai yt më saktë, e ka pasur kushëri, por jo ju, ju nuk keni asnjë lidhje.

Etleva thotë se opinioni i fshatit kështu e ka, kjo mund të ndodhte edhe nëse ajo do fuste në shtëpi ndonjë kafshë. Më tej, ajo rrëfen se ka mbajtur edhe njerëz të tjerë në shtëpi.

Etleva: Gjen një njeri, grua e fut në shtëpi, se unë kam patur prapë në shtëpi 6 muaj, një grua të ndarë nga bashkëshorti, ndenji 6 muaj te unë me dy fëmijë.

Ardit Gjebrea: Po për atë s’thanë gjë?

Etleva: Tani, fshati mund të thotë prapë e pati dashnore.

Eni Çobani: Pastaj dy vjet ke mbajtur një tjetër?

Etleva: Pastaj mbajta një italian që iu dogj shtëpia.

Eni Çobani: Po pse gjithmonë tek ju? Ju jeni në gjendje të mirë ekonomike?

Etleva: Jo, unë nuk jam në gjendje të mirë, jam në gjendje mesatare si gjithë të tjerët.

Eni Çobani: Por keni zemrën e madhe.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.