‘Në familjen time flasin te gjithe shqip’, Aktori i njohur flet për origjinën e tij shqiptare

Aktori i njohur i serialeve turke Can Yaman vitin e shkuar deklaroi se është me prejardhje shqiptare. Lidhur me këtë lajm që asokohe bëri bujë në media, aktori ka folur së fundmi në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetohet në Klan Kosova.

Can ishte i ftuar me kolegen e tij, Demet Ozdemir dhe gjatë intervistës tha se në familjen e tij flasin shqip megjithatë ai nuk e ka mësuar gjuhën tonë.

“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare me prejardhje nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll. Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët. Ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh.

Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes. Ata flasin shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime flasin shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë. Dhe atje nuk flisnim shqip, flisnim vetëm turqisht. Për këtë arsye unë nuk di shqip.

As babai im nuk di, di xhaxhai im. Ai ka lindur në Prishtinë. Janë 5 vëllezër, pas tij të tjerët kanë lindur në Turqi. Kam shkuar në Shqipëri, Tiranë dhe qëndrova thuajse një muaj atje. Në Shqipëri të gjithë dinin italisht dhe unë flisja italisht”, tregoi aktori.

- Advertisement -

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.